PYETJE
Pyet për të drejtat e tua në vendin amë
Doracaku për avokim i diasporës është një dokument gjithëpërfshirës që do të ofrojë udhëzime për entitetet formale dhe joformale që duan të avokojnë për të drejtat e tyre në Kosovë. Informatat kryesore të përfshira në doracak do të fuqizojnë aktivitetet avokuese që synojnë të sigurojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës në Kosovë. Për të filluar, ky doracak do të përkufizojë avokimin siç përdoret nga Germin-i si dhe të përcaktojë qasjet e parapëlqyera të përdorura për të arritur qëllimet tona.
​
​
Pyetje
A ekziston ndonjë ligj apo dokument i cili mbron të drejtat e mija të qytetarisë në vendin amë?
Po, Republika e Kosovës ka një kornizë ligjore, të cilat synojnë të avancojnë pozitën dhe të drejtat e juaja:
-
Ligji për Diasporën dhe Mërgatën nr. 04/L-095;
-
Ligji për Shtetësinë e Kosovës nr. 04/L-2015; Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme (për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe zgjedhjet lokale) nr. 03/L- 73;
-
Prioritetet e Programit Qeveritar
2017-2021; -
Ligji për Auto Përgjegjësinë04/L-018;
-
Ligji për Investimet Strategjike 05/L -079;
-
Strategjia për Diasporën dhe Mërgatën (2019-2023) dhe Plani i Veprimit (2019-2021).
Unë nuk jam shtetas/e i/e Republikës së Kosovës, por dua të votojë në zgjedhjet nacionale dhe lokale. A kam të drejtë?
Nëse nuk jeni shtetas/e i/e Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës ju përsëri keni të drejtë pjesëmarrje në votime. Sipas ligjit aktual 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjitshme në Republikën e Kosovës, ju mund të votoni në Kosovë me kusht që t’i plotësoni kriteret e parapara sipas ligjit në fuqi për të qenë qytetar të Republikës së Kosovës. Kriteret e zotësisë juridike ju mund t’i lexoni këtu, të cilat dallojnë varsishtë nga konteksti juaj
Dua të mësoj gjuhën shqipe, ku duhet të drejtohem?
Republika e Kosovës aktualisht financon sistemin për mësimin plotësues jashtë vendit në 23 shtete të botës. Për 5 vite, Ministria e Diasporës në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka dërguar rreth 300 mijë njësi mësimore. Disa klasa të mësimit plotësues financohen nga shteti i Kosovës, disa të tjera nga shtetet ku jeton diaspora dhe disa individualisht. Për këtë, ju duhet ta kontaktoni departamentin për Ruajtjen dhe Kultiviminë Arsimit në Diasporë. Platforma didaktike akoma nuk është krijuar, dhe kjo duhet të jetë prioritet i Republikës së Kosovës & Shqipërisë.
#DiasporaFlet
"Përfshirja e diasporës, ristrukturimi i nevojave dhe promovimi i të drejtave të tyre"
Pse duhet të paguajë sigurimin kufitar kur hy në Kosovë?
Mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe mungesa e vullnetit politik janë arsyjet kryesore se pse Kosovës nuk i lejohet anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër. Për këtë, çdo automjet i huaj që hyn në Kosovë detyrohet të paguajë sigurim kufitar. Prandaj, ju mund ta bleni polisën për sigurim kufitar online (vetëm për autovetura), kurse për mjetet e tjera transportuese në pikat kufitare. Shuma që kjo polisë kufitar mbulon është minimale!
​
ÇMIMORJA:
​
Pagesa për 15 ditë për autovetura është 15 EUR;
Për 1 muaj, 20 EUR;
Për 2 muaj, 35 EUR;
Për 6 muaj, 130 EUR;
Për 12 muaj, 205 EUR
​
​
A kam të drejtë përfaqësimi në Parlamentin e Kosovës?
Që Diaspora të përfaqësohet në Kuvend, mund të bëhet vetëm me ndryshimin e Kushtetutës. Por, ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është shumë i vështirë, për shkak të së drejtës së vetos që kanë pakicat, dhe e cila po shfrytëzohet nga përfaqësuesit e pakicës serbe.
​
Përveç përfaqësimit direkt në parlament, shumë shtete kanë krijuar Këshille apo Asamble të Diasporës të cilat kanë rol këshilldhënës dhe avokojnë politika pranë qeverive kombëtare. Në lidhje me këtë, Kosova e ka më të lehtë krijimin e Këshillit të Diasporës, si një organ këshillëdhënës. Ky lloj organizmi shpesh kanrezultuar më efektiv se përfaqësimi në parlament.
Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).