top of page
VOTA E DIASPORËS

Pjesëmarrja e diasporës në proceset politike dhe socio-ekonomike varet edhe nga niveli i

përfaqësimit apo ndikimit të saj në institucionet më të larta përfaqësuese siç është parlamenti apo qeveria. Në mungesë të realizimit të së drejtës për t’u zgjedhur, diaspora është e hendikepuar në kuptimin e realizimit të të drejtave politike. Disa shtete në botë, 5 prej tyre në Evropë (Franca, Italia, Kroacia, Maqedonia dhe Portugalia), kanë krijuar ulëse të veçanta në parlament për përfaqësuesit e diasporës. Përveç përfaqësimit direkt në parlament, shumë shtete kanë krijuar Këshille apo Asamble të Diasporës të cilat kanë rol këshilldhënës.

Kjo analizë do të trajtojë angazhimin e diasporës përmes përfaqësimit në institucionet shtetërore.

PËRFAQËSIMI I DIASPORËS

Pjesëmarrja e diasporës në proceset politike dhe socio-ekonomike varet edhe nga niveli i

përfaqësimit apo ndikimit të saj në institucionet më të larta përfaqësuese siç është parlamenti apo qeveria. Në mungesë të realizimit të së drejtës për t’u zgjedhur, diaspora është e hendikepuar në kuptimin e realizimit të të drejtave politike. Disa shtete në botë, 5 prej tyre në Evropë (Franca, Italia, Kroacia, Maqedonia dhe Portugalia), kanë krijuar ulëse të veçanta në parlament për përfaqësuesit e diasporës. Përveç përfaqësimit direkt në parlament, shumë shtete kanë krijuar Këshille apo Asamble të Diasporës të cilat kanë rol këshilldhënës.

Kjo analizë trajton angazhimin e diasporës përmes përfaqësimit në institucionet shtetërore.

MËSIMI PLOTËSUES

Kultivimi i identitetit kombëtar është e drejtë themelore njerëzore. Shenja e parë dhe më e rëndësishme e këtij identiteti është gjuha amtare. Në kushtet e jetës jashtë atdheut, ruajtja dhe zhvillimi i identitetit kombëtar vështirësohet dhe kjo manifestohet shumë më tepër te brezat e rinj, posaçërisht te fëmijët e lindur atje. Megjithëkëtë, deri më sot mësimi plotësues në gjuhën shqipe nuk është i përhapur në nivelin e kërkuar.  Ligji Nr. 04/ L - 095 për Diasporën dhe Mërgatën është ligji bazë i cili rregullon ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar, gjuhësor, kulturor e arsimor të pjesëtarëve të diasporës.

Kjo analizë trajton sfidat me të cilat ballafaqohet mësimi plotësues në diasporë.

KARTONI I GJELBËR

Si mungesë e anëtarësisë së Kosovës në Organizatën e Kartonit të Gjelbër, çdo automjet i huaj që hyn në Kosovë detyrohet të paguajë sigurim kufitar (në hyrje të pikave kufitare) për sigurimin nga autopërgjegjësia.

 

E njëjta aplikohet edhe për veturat me regjistrim të Kosovës të cilat udhëtojnë jashtë vendit. E njëjta aplikohet edhe për veturat me regjistrim të Kosovës të cilat udhëtojnë jashtë vendit. Rrjedhimisht, edhe anëtarët e diasporës kosovare kalojnë nëpër të njëjtin proces. Përmes këtij dokumenti, Germin ofron rekomandime për adresimin e tyre nga institucionet vendore.
 

Kjo analizë shtjellon disa nga sfidat kryesore me të cilat përballen mërgimtarët kosovarë në lidhje me sigurimin kufitar për automjete. 

përfshirje

Përfshirja e Diasporës dhe ristrukturimi i të drejtave të tyre

Avokim

konsultim

Avancimi i zërit të Diasporës në zhvillimin e vendit

Avokim për të drejtat politike, shoqërore, kulturore dhe ekonomike

bottom of page